-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pasaporta serbe për qytetarët rusë, ja si u shpëtojnë sanksioneve të Perëndimit

Kryesoret

Nga dhjetë pasaporta serbe, të lëshuara për shtetas të huaj në vitin 2023, rreth gjashtë të tilla u dhanë për shtetasit ose shtetaset e Rusisë.

Në vitin e pushtimit rus të Ukrainës, qindra mijëra rusë kërkuan qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Serbi, disa për shkak të sanksioneve perëndimore kundër Moskës, të cilat i penguan ata të punonin për kompanitë perëndimore, disa për shkak të frikës nga mobilizimi.

Serbia, ndonëse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka fluturime të drejtpërdrejta me Moskën.

Pavarësisht thirrjeve nga Brukseli dhe Uashingtoni, Beogradi zyrtar nuk i ka shkëputur lidhjet e veçanta me Kremlinin edhe një vit e gjysmë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Në vitin 2022, numri i shtetasve të Rusisë të cilët morën pasaportë serbe u trefishua në krahasim me vitin para pushtimit. Ndërsa në vitin 2021 ishin 17 shtetas të Rusisë që morën shtetësinë e Serbisë, në vitin 2022, ishin 50 të tillë.

Trendi vazhdoi edhe në vitin 2023 dhe deri në gusht të këtij viti, shtetësinë e Serbisë e kanë marrë 43 shtetas rusë. Vetëm në shtatë muajt e parë, numri i shtetasve rusë që kanë marrë nënshtetësinë e Serbisë është gati se i njëjtë me numrin e të gjithë vitit të kaluar.

Ligji për shtetësinë i mundëson qeverisë së Serbisë të japë shtetësinë me procedurë të veçantë, në kushte të caktuara. Siç përcaktohet në ligj, sipas asaj procedure, shtetësia jepet nëse “pranimi në shtetësi do të përfaqësonte interes” për Serbinë. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit