Deputeti ukrainas, Oleksiy Gonarchenko ka reaguar pas takimit mes presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky-t në Athinë me presidentitn serb, Aleksandër Vuçiç.
Deputeti thotë se Serbia është aleate e Rusisë dhe Ukraina nuk mund ta marrë në anën e saj.
Megjithatë Gonarchenko thotë se kjo nuk nënkupton që s’duhet takuar presidentin serb, por se Ukraina s’duhet të bëjë kompromis me parimet e veta, dhe duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.
“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqinj, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme. A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës,” ka shkruar deputeti ukrainas në rretet sociale..
Zelensky met with the President of Serbia.
Serbia is an ally of Russia. We will not be able to drag Serbia to our side. And this is not because we are so bad, but because the population of Serbia supports Russia in some incredible majority.
Do we need to meet then? Yes of… pic.twitter.com/APbncEtCCp
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) August 22, 2023