Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Bulqizë ku ka mbetur i plagosur një minator.
Mësohet se i plagosur ka mbetur 60-vjeçari me inicialet Sh. Ç nga Peshkopia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme kur minatori i plagosur është paraqitur për mjekim në spital. Ende nuk dihet se në cilën galeri punonte.
Pas ngjarjes së rëndë ai u dërgua në spitalin e Peshkopisë ku u la nga kolegu i tij në derë të spitalit.
Menjëherë ai është marrë nën kujdes nga mjekët të cilët pasi i kanë dhënë ndihmën mjekësore e kanë nisur drejt spitalit të Traumës.
Për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është dërguar drejt Tiranës ku ndodhet në gjendje kome.
Mësohet se minatori udhëtonte çdo ditë nga Peshkopia drejt Bulqizës ku punonte minator.
Familjaret e shokuar nga ngjarja e rëndë dhe lënia e minatorit tek dera e spitalit kanë denoncuar kolegun e 60-vjeçarit i cili u identifikua nga kamerat.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Peshkopisë, shtetasi Sh. C., 60 vjeç, me profesion minator, i punësuar në një subjekt minerar, në Bulqizë. 60-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.