Një 38-vjeçar shqiptar u dërgua me urgjencë në spital pasi u hodh nga një shkëmb në detin e Shën Pjetrit në Delimara të Maltës.
Një numër i madh njerëzish aty pranë e kanë regjistruar hedhjen e 38-vjeçarit në celularë.
Kur të tjerët panë se ai pas hedhjes mbeti nën ujë, ata notuan drejt tij dhe e çuan në breg. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë një ambulancë, njësia e mbrojtjes civile dhe policia.
Duke folur më pas, mjeku i urgjencës Michael Spiteri paralajmëroi për pasojat e kërcimit nga një lartësi e tillë.
“Të godasësh ujin nga ato lartësi është si të godasësh betonin. Ne përgjigjemi shpejt, por mund të mos jemi në gjendje t’ju ndihmojmë… mos e humbni jetën tuaj kot,” shkruan Spiteri në Facebook.
View this post on Instagram