Të arrestuarit “VIP” të operacionit “Metamorfoza” kërkojnë lirimin nga qelia.
Në orën 10:00 të 29 Gushtit gjyqtarja e Apelit Saida Dollani do të vendosë për kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, oficerit të policisë Oltion Bistri, i cili ka qenë ish-kreu i Forcave Operacionale, dhe personave të tjerë të arrestuar.
Ata kundërshtojnë mënyrën procedurale të mbërritjes së provave që përfshijnë mesazhet e përgjuara në aplikacionet e enkriptuara SKY ECC dhe Encro Chat të zbërthyera nga autoritetet franceze.
Të arrestuarit përmes avokatëve kërkojnë nga prokuroria si e ka provuar faktin që këta telefona janë përdorur prej tyre. Në dosje janë zbuluar atentate, vrasje, tjetërsim pronash, etj. Bistri akuzohet se spiunonte kolegët duke dekonspiruar aksionet.