Pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ku u shpreh se Beogradi është ai që po shkakton përshkallëzim të situatës në veri ka ardhur edhe reagimi i Petkoviç.
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç u shpreh se të gjitha incidentet dhe provokimet në veri kanë ardhur ekskluzivisht nga Kurti.
“Të gjitha incidentet, provokimet dhe përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës vijnë vetëm dhe ekskluzivisht nga Albin Kurti, si gjeneratori i vetëm i krizës , por edhe në zonën e Ballkanit Perëndimor, që ai demonstruar së fundmi në Maqedoninë e Veriut,” tha ai.
Petkoviç më tej shtoi se Kosova në veri po përpiqet të fsheh rezultat e politikës së saj katastrofale.