Njerëzit vunë re që kënga e re e Dafina Zeqirit, në bashkëpunim me Elgit Dodën e titulluar “Si mua”, kishte një pjesë teksti të ngjashme me një varg të Ledri Vulës.
Shumë e morën si kopjim, të tjerë si ngacmim të Dafinës ndaj ish-it të saj, Ledrit. Madje edhe vetë Ledri e kuptoi këtë dhe iu përgjigj me një koment në postim, të cilin më vonë duket se u pendua dhe e fshiu.
Në postimin ku Dafina kishte publikuar këngën me Elgitin, Ledri shkroi rreshtin e kopjuar, shoqëruar me dy emoji për ta ç’dramatizuar situatën.
“T’i kom dhon krejt” ishte komenti i Ledrit.