Policia e Tiranës njoftoi sot se nga hetimi paraprak ka rezultuar se në makinën tip “BMWX6” që u aksidentua dje te liqeni artificial në timon ishte Emiljano Nina, i cili është kushëri i Ervis Martinajt, i zhdukur prej një viti pa gjurmë. I riu 28-vjeçar ka një të shkuar të errët.
Emiljano Nina nuk është emër i panjohur për policinë. Ai është përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ai njihet edhe me emrin Emiljano Tasho dhe është shoqëruar edhe më herët nga uniformat blu. Në vitin 2015, ai u shpall në kërkim nga policia për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë.
Në vitin 2018 u përfshi në një sherr në Dhërmi dhe qëlloi me armë në ajër. Në 12 Prill të këtij viti u arrestua pasi i kishte marrë një personi makinën dhe nuk ia kishte kthyer duke u akuzuar për mashtrim, por më pas është liruar, pasi tani u shpall sërish në kërkim.
“X6”-ta te liqeni/ Policia: Në kërkim shoferi Emiljano Nina, pronari gënjeu