Policia e Tiranës ka vënë në pranga 43-vjeçarin shqiptar, Ortis Banda i cili ishte i shpallur në kërkim nga autoritet italiane.
Mësohet se shqiptari ishte i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane për trafikim droge. Arrestimi i tij u krye në një apartament të marrë me qira.
Banda ishte dënuar me 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burgim për “Trafikim droge” të cilën e kishte kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2012 ai ka trafikuar një sasi kokaine në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve u kap në flagrancë në qytetin e Maniagos, me sasinë e kokainës.
Pas arrestimit po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.