-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kthesa e fortë! Euro arrin nivelin më të lartë në dy muaj

Kryesoret

Pas disa muajve “gropë” Euro po rikthehet. Sot sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 107.63 lekë, niveli më i lartë që prej datës 19 qershor.

Brenda një dite, kursi i këmbimit të Euros është rritur me 1.61 lekë, ndërsa që nga data 20 korrik, kur preku minimumin historik prej 100.49 lekësh, Euro është forcuar me 7.1%.

Dollari Amerikan po i afrohet kufirit të 100 lekëve dhe u këmbye të mërkurën me 99.48 lekë, në rritje të fortë me 2.21 lekë brenda një dite.

Dollari ka prekur nivelin më të lartë që prej datës 7 qershor. Paundi Britanik arriti kuotën e 125.97 lekëve, niveli më i lartë që prej datës 23 qershor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit