-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonci-Minxhozi: Jemi një komb, bashkëpunimi ynë interes kombëtar dhe rajonal

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin dhe atasheun e mbrojtjes, Kolonel Altin Kurti.

Mësohet se ambasadori Minxhozi e ka uruar për detyrën e re para se të diskutojnë në lidhje me realizimin e planit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Maqedonci nga an tjetër theksoi se bashkëpunimi i fuqishëm mes dy shteteve është interes edhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.

“Bashkëpunimi i fuqishëm në mes dy shteteve tona përveç interes i përbashkët kombëtar, është edhe interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. Kjo dhe është arsyeja që gjatë vitit 2022 numri i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes është rritur për 96%, pra pothuajse është dyfishuar në raport me vitin 2019,” shkruan Maqedonci në Facebook.

“Ky bashkëpunim do të thellohet, se përveç se jemi një komb, mbështesim po të njëjtat vlera demokratike perëndimore e synime për të ardhmen,” shtoi ai ministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit