21-vjeçari Valmir Ademi, shqiptar i Kosovës, është arrestuar nga policia në portin e Durrësit pasi tentoi të trafikonte drejt Francës një armë zjarri pistoletë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në vijë të dytë, në automjetin tip “Fiat 500” që drejtonte 21-vjeçari, policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra të saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit, për veprime të mëtejshme.









