Pushimet e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nuk kanë fund, Pas pushimeve në Greqi dhe Shqipëri ajo ka nisur turneun e relaksimit edhe në Ibiza.
Vend tek i cili e gjeti edhe ditëlindja e saj e 28-të. Në shoqërinë e familjarëve, miqve dhe të dashurit të saj Romain Gavras Dua kaloi një mbrëmje të paharrueshme duke festuar edhe një tjetër vit të suksesshëm në jetën e saj.
Për veç festës dhe pushimeve që po shijon Dua nuk harron të ndalë këto momente edhe me ndjekësit e saj.
Në një postim të bërë së fundi më Instagram Dua duket e mahnitshme me një fustan të kuq teksa feston ditën e lindjes.
Ajo e plotësoi veshjen me bizhuteri të cilat i kishin “pushtuar” qafën duke sjellë një pamje të mrekullueshme për fansat të cilët u çmendën pas saj.
Në fotot e tjera, ajo pozon me Jacquemus dhe në krahët e të dashurit të saj, Romain, duke ngrënë tortë.