Dy të rinj kanë humbur jetën mesditën e së mërkurës në një aksident në Greqi. Makina me të cilin udhëtonte një 18-vjeçar nga Lamia dhe kushëriri i tij 19-vjeçar, në rrethana të panjohura ka devijuar nga rruga dhe është përmbysur brenda një kanali vaditës.
Dy të rinjtë mendohet se kanë mbetur të bllokuar në mjetin e përmbysur për të paktën 30 minuta para se dikush ta vinte re dhe me shumë gjasa të vdisnin nga mbytja.