Kreu i ushtrisë mercenare Yevgeny Prigozhin ka humbur jetën ditën e sotme pasi avioni në të cilin udhëtonte është përplasur pranë Moskës.
Ministria ruse e Emergjencave tha se të 10 personat në bord kishin vdekur pasi mjeti fluturues që udhëtonte nga Moska drejt Shën Petërburgut u rrëzua në rrethana të paqarta.
Mësohet se avioni ishte i tipit Embraer Legacy 600, me numër bishti RA-02795, ndërsa besohet se i përkiste kreut të ushtrisë mercenare Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e avionit në flakë, me të cilin thuhet se udhëtonte kreu i Wagner dhe nëntë personat e tjerë që mbetën të vdekur nga përplasja fatale.