-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajme të mira nga kursi i këmbimit, EURO kap nivelin më të lartë të verës

Kryesoret

Mesjava ka rezultuar pozitive për valutat kryesore në vend. Euro është ngjitur të mërkurën në kuotën e 107.6 lekëve, duke u rritur me plot 1.6 pikë brenda ditës. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që prej fundit të muajit qershor.

Kjo javë ka pasur një trend të ndjeshëm forcues të monedhave të huaja kundrejt monedhës kombëtare. Faktorët që mendohet se kanë ndikuar janë rritja e kërkesës së bizneseve për valutë të huaj kryesisht euro, afrimi i fundit të sezonit turistik por edhe ndërhyrjet e Bankës Qendrore e cila deri më tani ka tërhequr nga tregu mbi 180 milion euro.

Banka e Shqipërisë tashmë ka lajmëruar se do të ndërhyjë edhe në pjesën e mbetur të vitit duke rritur kufirin për të tërhequr më shumë valutë në treg me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit pas rënies së fortë që shënoi euro pak kohë më parë kur iu afrua nivelit të 100 lekëve.

Edhe dollari amerikan është forcuar ndjeshëm dhe këmbehet sot sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për 99.4 lekë, nga 97.2 lekë që ishte. Me gjithë rikuperimin ndaj lekut, dollari vijon të qëndrojë poshtë nivelit të 100 lekëve prej fillimit të muajit korrik duke ndjekur në mënyrë të vazhdueshme trajektore rënëse.

Edhe paundi britanik ka ndjekur të njëjtin trend duke u rritur me 1.6 pikë ndaj lekut të mërkurën dhe këmbehet aktualisht për 125.9 lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit