-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vala e dytë e të nxehtit afrikan, sot dita më e nxehtë e saj / Moti

Kryesoret

Vala e të dytë e nxehtit që ka mbërthyer Shqipërinë nuk do të qëndrojë për shumë gjatë. E mërkura do të jetë dita më e nxehtë, ndërsa temperaturat më të larta do të regjistrohen në disa qarqe të cilat do të arrijnë 40 gradë.

Temperaturat maksimale do të jenë gjatë orëve të mesditës 13:00-14:00 ku këshillohet të mos lëvizet jashtë shtëpisë pa një arsye.

“Maksimumet janë në disa qarqe, jo në gjithë territorin. Shkodra, qarku i Elbasanit, Gjirokastra, po ashtu edhe qarku i Beratit presim që të regjistrojnë temperatura 40 ose lehtësisht mbi 40 gradë”.

Ndërsa pas të mërkurës, temperaturat do të shkojnë në vlerat normale, dhe në zonat malore e në disa pjesë në bregdet do të regjistrohen edhe reshje.

“Duke filluar që nga dita e enjte ka një tërheqje të valës. Do të kemi prezente vranësirat, herë pas here do të ketë rrebeshe. Më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por e premtja dhe e shtuna zgjeron hartën e reshjeve. Do të shpëtojë vetëm bregdeti i jugut.”

Kjo valë e dytë edhe pse nuk do të regjistrojë temperatura si ajo që lamë pas në korrik, do të  ndihet më shumë për shkak të lagështisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit