-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç i kërkon falje Gjermanisë për deklaratën e ministrit serb për vrasjen e Oliver Ivanoviç

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka kërkuar falje Gjermanisë për deklaratën e ministrit të brendshëm serb, Bratisllav Gashiç, lidhur me hetimet për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç.

“Ne e verifikuam me pjesëtarët e shërbimit gjerman në 20 ditët e mëparshme, që nga pretendimet e Bratisllav Gashiç se ata po fshehin vrasësit në rastin e Oliver Ivanoviç-it, dhe morëm garanci dhe prova se ata nuk po e fshehin këtë informacion,” tha Vuçiç.

Ai shtoi se, në emër të Gashiç-it, kërkon falje për deklaratën, ndërsa shtoi se shpreson se në të ardhmen do të arrihen “rezultate konkrete”.

Më 21 qershor, ministri Gashiç, në një seancë të Kuvendit të Serbisë, tha se autoritetet serbe “e dinë saktësisht” se kush e vrau politikanin serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviç.

“Ne e dimë saktësisht se kush është vrasësi dhe kërkuam nga autoritetet gjermane, nën mbrojtjen e të cilëve ndodhet ai njeri për momentin, që të na japin informacione,” ka thënë ministri serb, teksa përgjigjej në pyetjet parlamentare.

Një ditë më vonë, më 22 qershor, edhe Gashiç në Kuvend tha se nuk e akuzon Gjermaninë për fshehjen e vrasësit të Oliver Ivanoviç-it, por tha se deklarata e tij ishte “transmetuar pa pikëpyetje” dhe kjo i kishte dhënë deklaratës së tij kuptim tjetër.

“Ne i pyetëm autoritetet gjermane se nën mbrojtjen e kujt është ai njeri për moment pikëpyetje që të na japin informacion,” tha Gashiç më 23 qershor.

Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, para ndërtesës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Më shumë se pesë vjet pas vrasjes, çështja ende nuk është zbardhur. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit