Foto ilustruese
Dy persona janë grabitur në mesnatë në autostradë në rrugën Laç – Fushë Krujë, në fshatin Thumanë. Ata kanë denoncuar se dy makina u prenë rrugën. Autorët kanë zbritur, i kanë grabitur dhe janë larguar.
“Më datë 23.08.2023, rreth orës 00:25, në autostradë në rrugën Laç – Fushë Krujë, në fshatin Thumanë, shtetasit B. D., 30 vjeç dhe A. C., 22 vjeç, duke qarkulluar me automjetin e tyre, janë ndaluar në rrugë nga 2 automjete tip “Benz”, me persona e targë të paidentifikuar.
Pasi kanë dalë nga mjetet, këta persona, i kanë vjedhur me dhunë portofolat dhe aparatet celulare. Në ambientet e Policisë është shoqëruar një shtetas i dyshuar, dhe në vijim do të jepet një informacion më i detajuar” njofton policia.