-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdhën për pushime, por u morën peng! Kush është Jashar që kyçi turistët brenda?

Kryesoret

Policia e Shtetit  ka arrestuar pronarin e një apartamenti në Sarandë, pasi ai ka marrë peng për ndëshkim gjashtë të rinj italianë që ai pretendonte se ia kishin shkatërruar gjatë kohës së qëndrimit aty me qera. I arrestuari Jashar Azemi, 59 vjeç, jeton në Prishtinë. Në videon e publikuara nga Policia, dëgjohet debati midis tyre.

Komisariati i Policisë së Sarandës tha se pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, një shtetas iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa personave në një apartament, u organizua dhe policët kanë mbërritur në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit.

59-vjeçari për rreth 1 orë, sipas Policisë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament.

Dosja e 59-vjeçarit i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit