Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Mediat raportojnë se mendja nuk mund ta kuptojë torturën e paprecedentë që një 40-vjeçar dhe dy djemtë e tij, 23 dhe 17 vjeç, i nënshtruan të atit dhe gjyshit për t’i grabitur brenda shtëpisë në zonën e Sykoula në Amfilochia, ku më pas e lidhën dhe u larguan.
Të tre hynë në shtëpinë e 68-vjeçarit me të cilin djali i tij kishte mosmarrëveshje financiare mbrëmjen e së hënës, duke e lidhur me litar dhe filluan ta rrahin me grushte dhe shkelma. I morën 1700 euro dhe celularin dhe u zhdukën duke mbyllur derën.