Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet prej disa javësh në kërkim. Ai akuzohet për disa vepra penale pas hetimit që nisi për rolin e tij në dosjen e inceneratorëve. Por edhe pse në kërkim, PS nuk e përjashtoi nga grupi.
Ai vijon që të jetë deputet. Megjithatë, Kuvendi i ka ndërprerë pagën dhe dietat që merrte për telefonin, karburanti për makinën apo shpenzime të tjera. Arben Ahmetaj ka deklaruar se nuk do të kthehet që të përballet me drejtësinë.
Në momentin që u miratua nga parlamenti urdhër arresti, avokatët e tij deklaruan se ndodhet në Angli. Policia e shpalli në kërkim ndërkombëtar, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.