-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria kthehet nga pushimet! Merr tre vendime, krijohen nuklat e inovacionit

Kryesoret

Qeveria “Rama 3” është rikthyer nga pushimet e verës. Sot u zhvillua mbledhja e parë. Qeveria ka nisur krijimin e nuklave të inovacionit që do të jenë në çdo ministri. Zv/ kryeministrja Balluku u shpreh krijimi i nuklave të inovacionit në çdo ministri vjen si rrjedhojë e shërbimeve dixhitale që ka njohur vendi ynë. Balluku ftoi të gjithë profesionistët e fushës që të aplikojnë për këto vende të reja pune në shtet, që siç theksoi, do të kenë paga më të larta se sektorët e tjerë.

Nga ky shtator do krijohen nuklat e inovacionit, ka qenë kërkesë e kryeministrit për shkak të zhvillimeve inovative. Nuklat do t’i propozojnë ministrit, trupës, projekte të reja, inovatore. Për të pasur nukla efikase do na duhet të dalin në tregun shqiptar për të përthithur njerëz që kanë pasion inovacionin. Kemi vendosur që ata të paguhen me paga më të larta se sa sektorët e tjerë”, tha zv/Kryeministrja Balluku.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se janë miratuar kompensimet financiare për nëntë ish-të dënuar politikë. “9 ish dënuar që qeveria ka miratuar masën e kompensimit financiar. Është vendimi i 30-të që merr qeveria për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve të sistemit komunist. Nga 9 subjektet, 7 janë ish-të dënuar me burgime të gjata, 2 janë të ekzekutuar pa gjyq. Subjektet përfituese janë sipas masës së vlerësimit” tha ai. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se sot janë rialokuar fonde të tjera për dikasterin që drejton. “Janë rialokuar 1.3 mliliardë lekë për buxhetin spitalor” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit