Vdekja e papritur e themeluesit të ushtrisë mercenare ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin nga rrëzimi i helikopterit të tij privat ka sjellë reagime të shumta.
Grupi Wagner akuzohet për krime lufte në Afrikë, Siri dhe Ukrainë, ndërsa kompani të tjera në pronësi të Yevgeny Prigozhin akuzohen për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane në vitet e mëparshme.
Dhe ndërsa ai filloi si një i besuar i presidentit rus, Vladimir Putin duke i dhënë Moskës fitore të rëndësishme me ushtrinë e tij mercenare në Ukrainë, qershorin e kaluar ai organizoi një kryengritje kundër Kremlinit dhe nuk u pajtua me trajtimin e udhëheqjes së lartë ushtarake.
Tani të gjithë po pyesin se sa aksidentale ishte rrëzimi i helikopterit dhe vdekja e Yevgeny Prigosy, e cila për disa është ende e pakonfirmuar.
Duke folur në Reuters TV, profesoresha Catherine Stoner, drejtore e Qendrës për Demokraci, Zhvillim dhe Sundim të Ligjit në Universitetin e Stanfordit, thotë se shërbimet e inteligjencës ruse kanë traditë të helmojnë disidentët dhe kundërshtarët e regjimit.
“Ndoshta ajo që ndodhi, në fund ndodhi relativisht shpejt, në mënyrë që të mos shkaktonte më shumë probleme ose rebelime në ushtrinë ruse.
Ata e panë atë si një kërcënim dhe nuk e donin më atë kërcënim. Mendoj se ishte edhe një mesazh për elitat e ndryshme, si për të thënë ‘mos më provokoni’.
Unë mendoj se diktatorët priren të thonë diçka të tillë kur ndihen të pasigurt. Kjo tregon paqëndrueshmëri në Rusi. Unë nuk mendoj se ne do të donim një Rusi të paqëndrueshme gjithsesi, sepse ajo ka armë bërthamore dhe pyetja është se në duart e kujt do të bien,” u shpreh ajo.