Në një video të publikuar nga mediat britanike, persona të armatosur që pretendojnë se janë luftëtarë të Wagner paralajmërojnë se asgjë nuk ka mbaruar.
Drejtuesit e Wagner fajësuan Kremlinin për vrasjen e liderit të tyre.
“Nëse informacioni se Prigozhin ka vdekur konfirmohet, ne do të organizojmë një marshim të ri për drejtësi në Moskë,” thanë ata.
“Shumë njerëz po flasin tani për atë që Wagner do të bëjë. Një gjë mund t’ju themi. Ky është vetëm fillimi. Bëhuni gati, ne po vijmë,” paralajmërojnë personat që shfaqen në video.