Udhëheqësi mercenar Yevgeny Prigozhin, i cili drejtoi një kryengritje të shkurtër të armatosur kundër ushtrisë ruse më herët gjatë këtij viti, besohet të ketë vdekur të mërkurën kur një avioni me të cilin po udhëtonin 10 veta, u rrëzua në veri të Moskës.
Yevgeny Prigozhin ishte në avion, sipas agjencisë së aviacionit civil të Rusisë. Rrëzimi ngjalli menjëherë dyshime pasi fati i themeluesit të kompanisë ushtarake private Wagner ka qenë objekt spekulimesh që kur ai nxiti kryengritjen.
Në atë kohë, presidenti rus Vladimir Putin e denoncoi kryengritjen si “tradhti” dhe “thikë pas shpine” dhe u zotua se do të hakmerrej. Por akuzat kundër Prigozhinit u hoqën shpejt. Shefi i Wagner-it, trupat e të cilit ishin disa nga forcat më të mira të Rusisë në Ukrainë, u lejua të tërhiqej në Bjellorusi, ndërsa thuhet se shfaqej herë pas here në Rusi.
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka një parandjenjë: “E gjithë çështja Prigozhin ka përcaktimin e një operacioni të sofistikuar të inteligjencës ruse, i orkestruar për të identifikuar gjeneralët e pafe, për të transferuar disa forca luftarake në Bjellorusi dhe për të eliminuar një rival të mundshëm të Putinit. Është sigurisht një mesazh i dërguar edhe për Perëndimin, sepse tregon se ai ende e ka pushtetin në duart e tij dhe do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë” tha ai.
Kush është Wagneri, si vdiq shefi dhe fjalimi i fundit? Putin hesht!