Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur në Shëngjin në zonën e Ranës së Hedhur. Burime nga policia bëjnë me dije se 2 persona kanë mbetur të plagosur lehtë në këmbë, pa probleme për jetën.
Ndërkohë, janë zbardhur edhe emrat e të plagosurve, që janë Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili është plagosur në këmbë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.
Mësohet se janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre. Shkak dyshohet se është bërë një konflikt i çastit në një lokal në zonën e Ranës së Hedhun.