Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se ende nuk ka asnjë “provë përfundimtare” se shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka vdekur, por “është shumë e mundur” që diçka e tillë të ketë ndodhur.
Ministria britanike gjithashtu tha se vdekja e tij do të kishte një “efekt thellësisht destabilizues” për grupin Wagner.
“Nuk ka ende prova përfundimtare që Prigozhin ishte në bord dhe dihet se ai ushtronte masa të jashtëzakonshme sigurie.
Megjithatë, ka shumë gjasa që ai të jetë me të vërtetë i vdekur” thotë Britania.