-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy risi në vjeshtë! Rama: Sistemi i kadastrës funksionon, por s’ka më mik

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u dha sot përgjigje të gjithë atyre që deklarojnë se sistemi i ri i shërbimeve online në Kadastër nuk po funksionon. Një pjesë e këtyre, tha kreu i qeverisë janë ata që kanë humbur pushtetin mbi kadastrën. Theksoi se nuk ka më sekserë dhe miq brenda këtij institucioni.

Sistemi i Kadastrës nuk ka më sportele. Njerëz që ndërhyjnë, që jetonin me marifetet mes nevojës së një qytetari, sporteleve, atyre mbrapa skenës, noterëve, kështu me radhë. Sistemi funksionon absolutisht, por duhet të mësohet nga ata që e përdorin dhe të kapërcejë presionin negativ të atyre që kanë humbur pushtetin mbi kadastrën, noterë, sekserë, buburreca brenda në kadastër.

30% e aplikimeve të noterëve, bëjnë gabim. Sistemit nuk i futesh dot mik. Sistemi ose ta pranon ose jo. Nuk i futesh mik. U bë një pastrim i madh i të prapambeturave. Pastaj u fillua me praktikat korente të procesit.

Përpunimi i aplikimeve të vjetra ka variuar sipas kapaciteteve. Sistemi është perfekt sot funksionimi? Aspak. Pse? Sepse duhet të axhustohet ndërveprimi njerëzor. Në kadastër vazhdojnë dorëheqjet. Kaq më mjafton mua që të kuptoj se ajo po funksionon” tha ai.

Më pas njoftoi dy risi në vjeshtë. “Në fillim të vjeshtës do të futet komunikimi i drejtpërdrejt, virtual në e-Albania. Nuk do të ketë më nevojë për të pritur përgjigje për mënyrën si aplikohet, problematikat, sepse operatori virtual me modelin e “ChatGPT” do të jetë aty në kohë reale për të dhënë përgjigje për aplikuesit.

Do të zgjerohet modeli për të gjitha aplikimet, që brenda një viti i gjithë shërbimi i e-Albania-s të jetë i bazuar te inteligjenca artificiale. Por ky është hapi i parë për pyetjet më të zakonshme për ata që hyjnë në e-Albania.

Gjithashtu për prokurimet do të kemi një ndryshim rrënjësor që do të futen në një fazë tjetër. Do të vendosim në shfrytëzim potencialin e inteligjencës artificiale. Do të ndryshohet sistemi i blerjeve të përqendruara dhe më pas me radhë në të gjitha hallkat e sistemit” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit