-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edhe 113 milionë euro për inceneratorët! Rama: Pastrimi i plehrave kushton!

Kryesoret

Një draft-dokument i “Politikave Prioritare” zbulon se qeveria po planifikon të shpenzojë edhe 113 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve në Elbasan dhe në Fier për t’u rikthyer te strategjia e riciklimit e braktisur në vitin 2014 me koncesionet korruptive për ndërtim inceneratorësh, shkruante BIRN pak ditë më parë.

Por si e shpjegon kryeministri këtë? Sot, Edi Rama tha se pavarësisht se u ndërtuan inceneratorët në Elbasan dhe Fier, duan para për të vijuar që të përpunojnë mbetje.

Përpunimi i mbetjeve bëhet me para dhe jo me frymën e shenjtë. Impiantet ndërtohen me para dhe funksionojnë me para dhe ka dy rrugë për t’i bërë që të funksionojnë.

Njëra është që të paguajnë qytetarët duke rritur taksat e tyre dhe tjera është që shteti të mbështesë qytetarët që ata të mos paguajnë atë që kushton kjo punë.

Investimet janë bërë aty. Për ato që kanë ndodhur ka pasur mangësi dhe nevoja. Impianti i Elbasanit është funksional. Si cdo makineri që kërkon pjesën e remontit, është pronë e bashkisë Elbasan. Përpunimi i mbetjeve kushton, shumë para” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit