Fansi i fiksuar pas aktores së njohur Drew Barrymore është arrestuar së fundmi nga policia, pasi ai ka shkuar tek shtëpia e kësaj të fundit.
Arrestimi vjen dy ditë pasi ai u ngjit në skenë ndërsa Drew Barrymore po bënte një intervistë.
Në videon që po bën xhiron e rrjetit duket qartë burri i cili teksa po bërtiste iu drejtua aktores: “Ti e di kush jam unë. Duhet të të shihja tani që je në New York”.
Menjëherë pas kësaj sigurimi e nxori nga skena personin e fiksuar pas aktores.
Ai kishte shkuar në lagjen e saj në Southampton dhe ka trokitur në çdo derë të mundshme në mënyrë që të gjejë shtëpinë e aktores, mirëpo për fat të mirë, ajo nuk ndodhej në shtëpi.
Chad Michael Busto është emri i personit të arrestuar i cili u kap jashta shtëpisë së aktores në Long Island.
Sipas Santa Monica Daily Press, Busto ka një ‘histori të gjatë kriminale, duke përfshirë edhe një arrestim në Santa Monica’.