Ai theksoi duke se luftëtarët mercenarë të Wagner do të mbeten në Bjellorusi, ndërsa vuri në dukje se ai nuk mund ta imagjinojë që presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi të vriste Prigozhin.
Kreu i Wagner, Prigozhin dhe dora e tij e djathtë në organizatë, Utkin ishin mes pasagjerëve të avionit privat që u rrëzua të mërkurën në rajonin Tver në veri të Moskës.
Putin ishte zotuar të shtypte rebelimin e Prigozhin në qershor, por disa orë më vonë u arrit një marrëveshje për të lejuar liderin e grupit dhe disa nga luftëtarët e tij të vendoseshin në Bjellorusi.
Lukashenko, i cili ndihmoi në negocimin e marrëveshjes, tregoi pak pas kryengritjes duke përdorur zhargonin e burgut se si e bindi Putinin të mos “vrasë” Prigozhin.
Ky i fundit, tha sot presidenti bjellorus, injoroi shqetësimet e Lukashenkos për kërcënimet e mundshme ndaj jetës së tij.”.