-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Shkodra drejt Karaburunit, si u helmuan 20 fëmijët polakë?

Kryesoret

Pasditen e sotme mësohet se janë paraqitur rreth 50 turistë në spitalin e Vlorës me simptoma helmimi ku 20 prej tyre janë fëmijë.

Dyshohet se ata janë helmuar nga ushqimet që kanë konsumuar gjatë turit me një anije turistike.

Turistët ishin me guidë turistike duke bërë turin Karaburun-Sazan. Sipas drejtoreshës së spitalit të Vlorës turistët kanë udhëtuar nga Shkodra drejt Vlorës.

FOTO/ Autobusi plot me turistë të helmuar, çfarë ndodhi sot në turin Karaburun-Sazan?

Sipas saj ende nuk dihet shkaku i helmimit pasi po kryhen analiza për të zbuluar të vërtetën ndërsa është shtuar si shkak edhe temperatura dhe vapa.

Raportohet se 50 turistët janë dërguar në spital me autobusin me të cilin udhëtonin në tur.

Nga 50 turistët mësohet se pjesa më e madhe e tyre janë polakë të moshës 15 vjeç. Ata janë paraqitur me simptoma si dhimbje bark, të vjella dhe marrje mendsh. 20 fëmijë mësohet se kanë qenë në gjendje pak më serioze por situata tashmë është nën kontroll dhe janë mirë.

Nuk dihet me saktësi se ku janë helmuar nga ushqimet që mund të kenë konsumuar në anijen që po kryenin turin apo nëse janë ndaluar për të ngrënën në ndonjë restorant.

Gjithashtu dyshohet se ata kanë pasur edhe ushqime të paketuara të marra nga hoteli ku qëndronin.

Deri më tani janë hapur këto pista po akoma nuk ka një reagim të saktë nga policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit