-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Erdhi me pushime tek gjyshërit, ndërron jetë foshnja 1-vjeçare

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në vend ku ka humbur jetën një fëmijë vetëm 1 vjeç e gjysmë.

Viktima mësohet se është Soleil Andolfi. Ajo kishte ardhur për pushime në Shqipëri me prindërit pasi prej vitesh jetonin në Itali.

Gjatë pushimeve tek gjyshërit nga ana e mamasë familja e saj ishte infektuar me Covid. Në këtë situatë foshnja më vonë kishte filluar të ndihej keq por nuk dihet nëse edhe ajo ishte pozitive me Covid-19.

Mediat italiane raportojnë gjithashtu se situata e vogëlushes është përkeqësuar pas një feste ku kanë marrë pjesë prindërit e saj Lorinda dhe Alessandros si dhe foshnja.

Kur gjendja e Soleil u përkeqësua ajo u dërgua në spital por mjekët e kanë pasur të pamundur ta shpëtojnë.

Priten rezultatet e analizave për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së vogëlushes.  Trupi i vogëlushes do të kthehet në Itali nesër, e shtunë 26 gusht dhe varrimi do të bëhet në kishën Regina Pacis.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit