Nga 1 janari 2026 do të dyfishohen detyrimet e taksës së ndërtesës për shtëpitë e dyta. Ministria e Financave pohon se me draftin e ri detyrimet për pronarët e shtëpive të parë do të ulen, pasi formula e re do të zbresë gjysmën e vlerës së taksueshme, sipas modelit të vendeve të rajonit.
Por për drejtuesit e Institutit të Bashkive, nga 2026 familjet dhe bizneset do të paguajnë më tepër taksë, pasi detyrimi do të llogaritet mbi një vlerë prone të rritur.
Aplikimin e zbritjes ekspertët e konsiderojnë “kurth” për të mos trembur taksapaguesit. Por shtimi i detyrimeve nis që këtë vit me hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të referencës. Pronarët e apartamenteve do të paguajnë deri 74% më tepër dhe bizneset deri në 91%.
Pronarët e apartamenteve, dyqaneve, garazheve, bodrumeve, fabrikave nga ky vit do të nisin të paguajnë më tepër për taksën e ndërtesës. Detyrimet do të shtohen nga shtrenjtimi i çmimeve të referencës së apartamenteve mbi të cilat llogaritet vlera e taksës.
Por pagesat për taksën e ndërtesës do të vijojnë të shtohen sërish edhe nga 1 janari 2026, për familjet dhe biznesin sipas ekspertëve të pushtetit vendor, pasi do të rritet vlera e pronës mbi të cilat llogaritet taksa dhe niveli i taksimit.
Por me ndryshimet e reja ligjore ata që do të paguajnë më shumë sipas burimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë janë pronarët që kanë një shtëpi të dytë, pasi për çdo familje që zotëron vetëm një shtëpi drafti parashikon zbritje 50% të vlerës së pronës, por jo më shumë se pragu maksimal i përcaktuar sipas kategorive të bashkive./Monitor
Artikulli i plotë këtu.