-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë po po kërkojnë shkencëtarët në jugun e Hënës?

Kryesoret

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore të Indisë, Chandrayaan-3, ka zbarkuar më 23 gusht në polin jugor të Hënës, për ta nisur një mision që do të çojë përpara ambiciet hapësinore të këtij shteti.

Përmes tij pritet të rritet edhe njohuria për ujin e akullt, i cili, potencialisht, mund të jetë një prej burimeve më të vlefshme të Hënës.

Si e kanë gjetur shkencëtarët ujin në Hënë?

Deri në vitet 1960, para lëshimit të anijes së parë kozmike Apollo, shkencëtarët vetëm kanë spekuluar që uji mund të ekzistojë në Hënë. Mostrat që i kanë marrë ekipet e Apollos për analiza, në vitet ’60 dhe ’70, kanë qenë të thata.

Më 2008, hulumtuesit e Universitetit Brown i kanë analizuar sërish mostrat me teknologji të re, dhe kanë gjetur hidrogjen brenda rruazave të vogla të qelqit vullkanik.

Më 2009, një instrument i Agjencisë amerikane për Hapësirë (NASA) e ka identifikuar ujin në sipërfaqe të Hënës, në kuadër të misionit indian Chandrayaan-1. Në të njëjtin vit një hulumtim tjetër i NASA-s, ka gjetur ujë të akullt në sipërfaqen e poshtme të Hënës.

Një mision paraprak i NASA-s, i vitit 1998, pati gjetur dëshmi për koncentrim të lartë të ujit të akullt në krateret e polit jugor të Hënës.

Pse është i rëndësishëm uji në Hënë?

Shkencëtarët janë të interesuar në kratere me ujë të akullt sepse ato mund të ofrojnë të dhëna për vullkanet në Hënë, material që kometat dhe asteroidet e kanë sjellë në Tokë. Përmes ujit të akullt mund të mësohet më shumë edhe për origjinën e oqeaneve.

Nëse ekzistojnë sasi të konsiderueshme të ujit të akullt, atëherë ky ujë mund të kthehet në burim për ujë të pijshëm gjatë eksplorimit të Hënës dhe mund të ndihmojë në ftohje të pajisjeve./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit