-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çmimi i lirisë”, flasin ukrainasit e gjymtuar në luftë

Kryesoret

Përgjatë një rruge plot zhurmë, në një qytet në perëndim të Ukrainës, Denys Abdulin bën hapat e tij të parë të pavarur prej kur u plagos rëndë dhe u verbua, ndërsa luftonte trupat pushtuese ruse më shumë se një vit më parë.

Ish-ushtari 34-vjeçar, me syze të zeza dhe me një shkop të bardhë në duar, shkon në një pjesë më të ngarkuar me njerëz të trotuarit. Lëvizjet e tij bëhen të tensionuara. Ai ndalon aksidentalisht një grua që po ecte drejt një bankomati për të tërhequr para.

Si shumë këmbësorë të tjerë, edhe ajo i përgjigjet me një buzëqeshje dhe lëviz mënjanë. Gradualisht, Abdulin ecën rreth 600 metra, i udhëhequr nga një udhëzues që ecën përpara tij me një byzylyk me zile të vogla metalike.

Pesë veteranë të tjerë ushtarakë ukrainas kaluan sfida të ngjashme ndërsa ndiqnin një kamp rehabilitimi për ish-ushtarët që humbën shikimin gjatë luftës.

Për disa javë, burrat mësuan ta gjenin drejtimin në qytetin Rivne, t’i përgatisnin vetë ushqimet e tyre, dhe ta përdornin transportin publik ndërsa udhëtonin vetëm.

Detyrat e përditshme, që më parë i kryenin pa i menduar, tani u kërkojnë fokus, forcë dhe përkushtim.

“Të gjithë e paguajnë çmimin e tyre për liri në Ukrainë,” tha Abdulin, i cili kaloi disa muaj i mbyllur në një shtrat spitali dhe rrallë i heq syzet e errëta nga sytë.

Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit 2022, ka vrarë dhjetëra mijëra luftëtarë nga të dyja palët.

Shumë të tjerë, si personeli ushtarak ukrainas ashtu edhe civilët që morën armët për ta mbrojtur vendin e tyre, janë gjymtuar ose kanë pësuar lëndime të tjera, që kanë ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme jetën e tyre. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit