Tre pilotë ukrainas kanë vdekur pasi dy avionë L-39 u përplasën në ajër në Ukrainën qendrore teksa po merrnin pjesë në një mision trajnues, thanë forcat ajrore të vendit në një deklaratë të shtunën.
Përplasja ndodhi mbi rajonin Zhytomyr, i cili shtrihet në perëndim të kryeqytetit të Ukrainës, në Kiev.
Mbetjet e avionëve ranë në oborrin e një shtëpie private dhe ato u përhapën rreth 300 metra, sipas Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.
Askush në terren nuk u lëndua dhe nuk raportohet për dëme në shtëpi private. Ushtria ka larguar të gjitha copëzat e avionëve që u përfshin në incident.
“Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave. Kjo është një humbje e dhimbshme dhe e pariparueshme për të gjithë ne,” shkruan forcat ajrore në Telegram ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes së rëndë.