-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap në Kurbin! Kush është “zoti i drogës” që Italia i hapi derën e burgut

Kryesoret

Mediat italiane kanë pasqyruar arrestimin e Edmond Dodajt dy ditë më parë në Shqipëri dhe “paketimit” që po bëhet gati për në Itali ku do të vuajë dënimin pas ekstradimit. Ai është dënuar me 15 vite burg për trafik droge.

Tani fantazma ka një emër dhe një fytyrë. Dodaj “Edi” Edmond, 42-vjeçari shqiptar, i cili prej 10 vitesh kërkohet në Itali pasi duhet të vuajë 15 vite burg për grup kriminal që synonte trafikun ndërkombëtar të drogës, u arrestua të mërkurën e kaluar në Shqipëri, në qytetin e Kurbinit.

Mbi të rëndojnë dhjetëra dënime për krime të lidhura me trafikun e drogës, të gjitha të kryera në Italinë Veriore, mes viteve 2006 dhe 2008, një “zot droge” i vërtetë i Ballkanit.

Burri, sipas asaj që u rindërtua nga hetimet, ai ndodhej në krye të një organizate me qendër në Milano, e cila ishte përgjegjëse për importimin e tonëve kokainë nga Holanda, e cila më pas shitej përmes rrjeteve të trafikut të drogës në Italinë qendrore dhe veriore. Së bashku me të, në grup, vëllezërit dhe kushërinjtë e tij, po ashtu shqiptarë.

Dënimet ndaj “Edit” nuk ishin kryer asnjëherë në Itali, sepse i arratisuri ishte bërë i pagjurmueshëm që në vitin 2013. Por kohët e fundit, lëvizjet në kufi dhe disa gabime të “bashkëpunëtorëve” të tij ishin fatale për të.

Kështu, më 23 gusht agjentët e Interpolit arritën të ndalojnë të kërkuarin. Tani për “Edin” duhet të mbërrijë kërkesa për ekstradim dhe të hapen dyert e burgut të Milanos, një qytet që u vërshua nga kokaina para se të bëhej fantazmë” shkruan media italiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit