Ditën e sotme është regjistruar një aksident në Elbasan. Mësohet se një kamionçinë i ka prerë rrugën një motori ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton rrethanat e aksidentit.
“Kamjoncina i preu rrugen motorrit. Sapo ndodhi në Elbasan përballë peshkut të Lucës,” shkruan qytetari për JOQ.
VIDEO nga vendi i ngjarjes