Policia e Sarandës ka arrestuar 25-vjeçarin Jani Rraku, të shpallur më parë në kërkim për plagosje.
Më parë 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ai ka plagosur me thikë një 40-vjeçar me inicialet E. Xh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Sarandës, për veprime të mëtejshme.