-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja tragjike e Antonio Delilajt, montuesi i ashensorit: Montimi u bë para 4 vitesh

Kryesoret

Pas arrestimit të monutesit të ashensorit i cili iu këput kavoja ku për pasojë humbi tragjikisht 17-vjeçari, Antonio Delilaj është zbardhur edhe dëshmia e 43-vjeçarit.

Lulëzim Allkushi u shpreh se ashensorin e kishte montuar 4 vite më parë dhe nuk e kishte kontrolluar më.

“Para 4 vitesh më ka kontaktuar pronari i lokalit Spiro Iliadhi. Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë.

Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja,” u shpreh Allkushi.

Delilaj humbi jetën për shkak të plagëve të marra pasi u zu poshtë nga ashensori i lokalit ku punonte.

Mësohet se ai po transportonte disa koli ujë në momentin kur është shkëputur kavoja e ashensorit.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë është vënë në pranga 43-vjeçarin, Lulëzim Allkushi ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit 37-vjeçari, Spiro Iljadhi.

Viktima ishte i afërm me pronarin e lokalit ku punonte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit