Kryedemokrati, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me këshilltarët bashkiakë që kanë garuar nën logon e PD-së në zgjedhjet e 14 majit
Basha është shprehur se këshilltarët e PD-së nuk duhet të bien në kurthin e numrave.
Ai iu referua Berishës, Metës dhe Ramës kur tha se “enden si zombi pa arritur të kuptojnë se domethënia e tyre për njerëzit e thjeshtë është zero.”
“Është gabimi më i madh të biem në kurthin e numrave… Numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë interesit të qytetarëve…
Në këtë sallë ju gjendeni falë opozitarizmit të vërtetë dhe gjendet një energji për qytetarët shqiptarë…Nëse puna do bëhet ashtu si duhet bërë, duhet të jemi zëri i njerëzve e atyre që mendojnë se nuk kanë më zë e përpiqen të largohen nga ky vend medoemos…
Ata që i thonë vetes shumë enden si zombi pa arritur të kuptojnë se domethënia e tyre për njerëzit e thjeshtë është zero. Numrat me të cilat rrahin gjoksin për qytetarët janë arsye më shumë për t’i kthyer shpinën kësaj kaste politike. Nuk bëhet fjalë për numra kur bëhet fjalë për llogaridhënie. Kjo nuk është çështje numrash, është çështje morali. Është çështje integriteti,” tha Basha në takim.