-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Byzylykë elektronikë për azilkërkuesit, Braverman: Të parandalojmë zhdukjen e tyre

Kryesoret

Sekretarja për çështjet e brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman tha se po konsideronte të gjitha mundësitë për të ushtruar një farë kontrolli mbi emigrantët që mbërrijnë me varka të vogla nga kanali i La Manshit, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë.

Sipas mediave britanike, zyra e brendshme po konsideronte pajisjen e azilkërkuesve me byzylykë elektronikë, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar zhdukjen e emigrantëve të cilët nuk mund të sistemohen në qendrat e ndalimit.

“Po konsiderojmë të gjitha mundësitë për të ushtruar kontroll ndaj personave që mbërrijnë ilegalisht në vend në mënyrë që më vonë, ti zhvendosim ata drejt një vendi të sigurt si Ruanda,” thotë sekretarja e çështjeve të brendshme.

Braverman shtoi se Akti për Migracionin e Paligjshëm, pjesë thelbësore e përpjekjeve të Sunak për ta ndalur varkat me emigrantë në La Mansh, do tu japë atyre fuqinë për të ndaluar dhe depërtuar emigrantët e paligjshëm në mënyrë më të shpejtë.

Me një kapacitet të kufizuar të strehimit te emigrantëve, autoritetet janë detyruar të intensifikojnë përpjekjet për të siguruar që personat të cilën nuk mund të ndalohen, të mos zhduken.

Planet e qeverisë për të dërguar emigrantë në Ruanda kanë mbetur pezull pasi një gjykatë britanike vendosi në qershor, se vendi nuk mund të konsiderohet si i sigurt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit