Një 34-vjeçar është arrestuar në Maliq. Sipas policisë i riu rrahu të atin në një lokal në fshatin Plasë. Por nuk u mjaftua me kaq. Theu edhe xhamat e lokalit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 34 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në ambientin e një lokali në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, 34-vjeçari ka dëmtuar xhamat dhe disa orendi të lokalit në pronësi të shtetasit S. F.” njofton policia.