Një 62-vjeçar është plagosur mesditën e sotme në Patos. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në fshatin Margëlliç. F. M., 62 vjeç, duke montuar bombolën e gazit në banesën e tij ajo ka shpërthyer dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore. 62-vjeçari u transportua dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë që po rreth orës 12:00 në Berat, në lagjen “Donika Kastrioti” ka rënë zjarr në banesën e të moshuarit J.K. 73 vjeç dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në linjën elektrike.