Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik në Bled me lider të tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të BE-së.
Ai ka dhënë një intervistë për Radiotelevizionin e Sllovenisë, “RTV SLO”, një pjesë të shkurtër të të cilës e ka shpërndarë në “story” në profilet e tij në rrjetet sociale.
Sipas mediave në Kosovë, Kurti ka thënë se Beogradi po bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në Veri të integrohen dhe për këtë ka thënë se ka nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të Bashkimit Europian.
“Beogradi po bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në Veri të integrohen, kështu që ky bullizim i Beogradit është problem për vendin tonë, për çka kemi nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të BE’së,” mësohet të ketë thënë Kurti.