-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush i porositi vrasjet e bujshme në Elbasan? Killeri “hap letrat” para “FBI-së shqiptare”

Kryesoret

SPAK duket se është pranë zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin vitet e fundit. Paraprakisht raportohet se Erjon Alibej, i cili mori zyrtarisht statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka folur për disa ngjarje kriminale.

Alibej ka rrëfyer jo vetëm ngjarje për të cilat ai vetë dyshohet ti ketë organizuar apo porositur, por edhe krime të tjera për të cilat pretendon se disponon informacione, dy prej të cilave thonë burimet, janë ngjarje të bujshme.

SPAK ka tërhequr disa dosje në prokuroritë e rretheve, ndërsa hetuesit kanë nisur menjëherë verifikimin e deklarimeve të Alibejt, nëse ato përputhen apo jo me provat e deritanishme për ngjarje të caktuara.

Prokurorët së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit të njohur si FBI-ja shqiptare kanë nisur menjëherë verifikimin e deklarimeve për të konstatuar nëse këto të fundit përputhen me provat e deritanishme për ngjarje të caktuara.

Hetuesit kanë nisur kontrollet, marrjen e dëshmive të personave që përmenden dhe mbledhjen e materialeve që mund të shërbejnë si prova të rëndësishme për hetimet.

Erion Alibej përfundoi në pranga në shtator të vitit 2020, pasi akuzohet si porositës i Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Këto të fundit dyshoheshin se kishin informacione dhe ishin përfshirë në masakrën e Bradasheshit, dhjetorin e vitit 2018, ku u ekzekutua vëllai i Erjonit Indrit Alibej, xhaxhai i tyre, Arben Dylgjeri dhe një shtëtas turk./ Faxnews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit