Pasditja e së dielës ishte tragjike për një shqiptar në Itali. 23-vjeçari u vra në Ankona pasi u godit në gjoks me një shtizë peshkimi nga një algjerian. Klajdi Bitri ndërhyri për të shuar sherrin mes shokut të tij dhe një algjeriani që u konfliktuan për një parakalim, por u sulmua nga 27-vjeçari i huaj i cili ra në pranga katër orë pas vrasjes.
- “I mjeri djalë!
Nuk e njoh personalisht por humbi jetën dje për të shuajtur sherrin që nuk kishte arsye për tu bërë dje në trafik.
Kur lexova emrin Klajdi Bitri, 23 vjeç shqiptar ma coptoi shpirtin. Humbi jetën për të mbrojtur shokun e tij,babain e dy fëmijëve që gjendeshin në një makinë tjetër dhe shihnin që djali algjerian godiste babain e tyre. Ngjarja ndodhi dje në Ankona. Djali kur pa skenën doli nga makina me dy shokët e tij për të ndaluar dhunën,por humbi jetën për të shpëtuar të tjerët.
Jetonte vetëm i mjeri me vëllain 18 vjeç. Punonte dhe ishte djalë i mrekullueshëm.
Po ku ishte ajo orë e zezë për ty o flori,u gjende në vendin e gabuar me njerëz të gabuar.
Ju thaftë dora sepse vrau një engjëll i cili ndihmonte familjen në Shqipëri dhe kujdesej për vëllain 18 vjeçar” shkruan Ariana Kosova në një postim në Facebook.