Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të një video të publikuar në faqen e saj facebook me deputetin Haxhi Avdylin, njofton se ndodhet në Gjonaj të Hasit.
Postimi i Osmanit
“Përshëndetje. Jemi në Gjonaj të Hasit – një prej vendeve më të bukura në Kosovë.
Jemi shumë të lumtur që sot do t’i bashkohemi hasjanëve. Jemi bashkë me dokin, në festivalin ‘Hasi Jehon’”, tha Osmani.









